Parimet dhe vlerat tona

Arsimi është shumë më tepër se libra për të lexuar dhe fakte për të mësuar përmendësh. Qëllimi i tij duhet të jetë të ndihmojë në formimin e njerëzve që jo vetëm janë të aftë intelektualisht ose të specializuar në profesione të caktuara, por që janë të motivuar nga respekti dhe dashuria, jo nga lakmia dhe frika.
Kryepeshkopi Anastas
Njoftimet e fundit të shkollës

Karakteristikat që na dallojnë
Grupe të vogla mësimore
Staf i specializuar pedagogjik brenda dhe jashtë vendit
Mësimdhënie dhe përgatitje e plotë për pranimin e nxënësve në universitetet e Shqipërisë, Greqisë dhe Europës, si dhe për marrjen e diplomave në gjuhë të huaja dhe informatikë.
Këshillim karriere me ndihmën e këshilltarëve dhe psikologëve ekspertë.
Bashkëpunim thelbësor me prindërit dhe përditësime ditore për mungesat, sjelljen dhe performancën.
Një sistemi i konsoliduar.
Një gërshetim i përgatitjes akademike dhe teknike.
Transporti i sigurt i nxënësve me autobus.
Mendimi i nxënësve tanë
Vitet më të mira të adoleshencës i kaluam në Kolegjin “Fryma e Dashurisë”. Të paharrueshme janë momentet që jetuam në mësim, kënga dhe ngjarjet e veçanta. Dëshiroj të falënderoj mësuesit që besuan në aftësitë e mia dhe duke më dhënë njohuritë e nevojshme arrita sot të studioj në fushën e shëndetësisë që e dua shumë. 4 vitet më të bukura që kalova me familjen “Fryma e dashurisë” do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën time! faleminderit!

Stefania Tzemali - Universiteti i Atikës Perëndimore. Departamenti i Shkencave Biomjekësore, Laborator. Mikrobiologjia dhe Imunologjia Molekulare
Inteligjente dhe të ndërgjegjshëm për perspektivën, njeriun e bën shkolla dhe kjo është dicka që Kolegji arrin ta bëji më së miri. U jam vërtet mirënjohëse gjithë stafit pedagogjik që më ushqyen deshiren per te mesuar dhe për të parë një të ardhme ndryshe, me këmbënguljen dhe korrektesën e tyre të rrallë. Gjithashtu nuk mund të le pa përmendur aktivitetet që organizonim ku merrte pjese kori i shkollës të cilat shërbyen për zhvillimin e edukimit tonë si dhe eskursionet që na siguruan një lloj eksperiencë të paharrueshme

Monika Doko - Degen e Stomatologjise ne Universitetin Aldent, Tiranë
E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Shkolla që duam të ndërtojmë”? Shkolla ku nxënësit dhe mësuesit shkëmbejnë mendime duke nxjerrë në pah një mënyrë tjetër edukimi. Një familje që ju ofron njohuri, dashuri, miqësi dhe dashuri. Mësimet e jetës që ju kujtojnë gjithmonë se besimi është gjëja më e fortë që keni. Kjo është shkolla jonë, në fund të fundit nuk do ta quanin “Frymë dashurie”.
Nëse do të mundja, do të kthehesha pas në kohë për të qenë përsëri atje. Në sallat dhe oborret me kushtet e duhura të sigurisë, në kishë me zërat, muzikën dhe këngët tona që përhapin paqen në hapësirë, në oborrin ku çdo nxënës ka mundësi të tregojë talentin e tij në aktivitetet sportive, në ekskursionet që ata na kanë dhuruar momente të paharrueshme.Por ajo që do të na mungojë më shumë janë mësuesit tanë. I palodhur, i durueshëm, plot dashuri dhe këshilla. Një falenderim i madh për punën tuaj të shkëlqyer!

Elena Zarou - Fakulteti Juridik, Universiteti i Athinës
Jam student në Kolegjin Universitar “LOGOS” ku kam zgjedhur degën “Informatikë e Zbatuar”. Mund të them që ky Universitet i ka të tëra cilësitë për të orientuar studentin në një karrierë të suksesshme. Pedagogët përveç se janë profesionistë në punën e tyre, gjithashtu ofrojnë gjithmonë ndihmën e tyre dhe jashtë orareve mësimore në lidhje me lëndën dhe detyrat që kanë studentët. Kolegji “Frymë Dashurie” më dha bazën e njohurive të cilat më nevojiteshin për të mos pasur në univeristet asnjë vështirësi. Gjithashtu, falë bashkëpunimit të Universitetit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë më është ofruar bursa e studimit falas për gjithë vitin akademik e cila mund të rinovohet edhe vitet në vijim sipas rezultateve. Zgjedhja juaj është e ardhmja juaj!
