Janë shpallur datat për provimet e Maturës Shtetërore 2025 për nxënësit që studiojnë në Arsimin e Përgjithshëm dhe Profesional.
Orari i provimeve është si më poshtë:
- 3 qershor: Gjuhë e Huaj
- 10 qershor: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- 17 qershor: Matematikë
- 24 qershor: Provim Zgjedhor
Lënda zgjedhore ofron një gamë të gjerë lëndësh, si:
Shkencat Natyrore: Kimi, Fizikë, Biologji,
Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Politikë dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomi dhe
Arte: Ekonomi, Histori e Artit, Histori e Muzikës, Histori e Baletit
Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Për të përgatitur maturantët e shkollave të mesme, testet shembull për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë kohë më parë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit me formatin dhe kërkesat e provimeve, në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet.
Përzgjedhja e temave dhe vlerësimi do të kryhen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHE), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe saktësisë.
